Largimi i Koçekut nga PS, Braçe: Nuk ka asnjë kontribut, e fitoi mandatin nga lista e mbyllur
Kryetari i grupit të socialistëve, Taulant Balla i pyetur nga gazetarët në lidhje me një qëndrim për largimin nga partia të Marjana Koçekut, tha se kjo e fundit duhet të dorëzojë mandatin që e ka marrë nga PS.
Deputeti i PS, Erion Braçe thotë se ndryshe nga Elisa Spiropali e cila ka kontribut për PS, Koçekut nuk i takon të flasë dhe as të kritikojë partinë sepse nuk e njeh dhe nuk ka dhënë asnjë kontribut, pasi deputete u zgjodh nga lista e mbyllur. Braçe tha se ky rast tregon se përse ai insiston tek demokracia e brendshme e partive.
“Zonja Spiropali ka qenë anëtare e Kryesisë, ndërsa pas ndryshimeve të reja nuk është më, por është anëtare e Grupit Parlamentar dhe natyrisht që i takon të flasë për atë që nuk funksionon brenda partisë, pasi ka kontributin e saj. Kurse zonjusha tjetër, është e tepërt që t’i japë leksione Partisë Socialiste.
Pra, zonjusha tjetër duhet të përmbahet kur flet për PS-në. E para, sepse nuk e njeh; e dyta, nuk di asgjë për të, nuk ka kontribuar asgjë në atë parti dhe ka marrë një mandat nga lista e mbyllur e partisë. Prandaj duhet të jetë më modeste. Është tjetër njeri ajo që kam folur në kuvend dhe një tjetër ai që po shohim tani. Janë dy njerëz të ndryshëm dhe duhet t’ia kursejë vetes të flasë për PS-në”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

