Mbyllet protesta në Tiranë kundër projektit në Zvërnec, qytetarët paralajmërojnë: Nesër më shumë

Pas disa orësh tubim në qendër të Tiranës, është mbyllur protesta e organizuar kundër projektit turistik që parashikohet të ndërtohet në zonën e Zvërnecit. Qindra qytetarë, aktivistë dhe ambientalistë morën pjesë në protestën e dytë radhazi, duke kundërshtuar atë që e cilësojnë si një ndërhyrje që rrezikon një nga zonat më të rëndësishme natyrore dhe turistike të vendit.

Tubimi nisi në orën 18:00 përpara Ministrisë së Brendshme dhe vijoi me një marshim drejt Kryeministrisë, ku protestuesit qëndruan deri në përfundim të aktivitetit. Gjatë protestës, pjesëmarrësit mbajtën pankarta me mesazhe si “Shqipëria nuk është në shitje” dhe “Anulo projektin”, duke kërkuar ndalimin e investimit të planifikuar në Zvërnec.

Në protestë nuk munguan as thirrjet politike. Para godinës së Kryeministrisë u dëgjuan slogane si “Rama ik” dhe “Lironi zyrat”, ndërsa një pjesë e protestuesve shprehën kritika edhe ndaj opozitës dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një nga momentet simbolike të mbrëmjes ishte ndezja e blicave të telefonave celularë nga pjesëmarrësit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si shenjë sensibilizimi dhe mbështetjeje për kauzën kundër projektit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përfundim të protestës, organizatorët paralajmëruan vijimin e mobilizimit edhe në ditët në vijim. Mes duartrokitjeve dhe thirrjeve të pjesëmarrësve, u përcoll mesazhi “Nesër më shumë”, duke sinjalizuar se kundërshtimi ndaj projektit në Zvërnec pritet të vazhdojë me protesta të tjera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?