FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Gogu: Dekriminalizohet shpifja për gazetarët, transparencë pronësisë së televizioneve

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, njoftoi sot se një prej nismave ligjore që do të diskutohet në Kuvend, në kuadër të procesit reformues për integrimin në Bashkimin Europian, është ligji për median.

Sipas ministrit Gogu, ndryshimet përfshijnë dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët, duke forcuar dhe mbrojtur rolin e tyre në shoqëri, si dhe garantimin e transparencës mbi pronësinë së platformave televizive.

“Një pjesë e rëndësishme e nismave ligjore lidhet me median dhe rolin e saj në shoqëri. Ligji për përmirësimin e medias audiovizive ka në fokus transparencën e platformave televizive, ku publiku ka të drejtë të dijë pronësinë dhe aktorët që qëndrojnë pas medieve. Vitin e kaluar kemi bërë një punë të jashtëzakonshme për luftën ndaj dezinformimit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se “një tjetër element i rëndësishëm lidhet me mbrojtjen e gazetarëve në rolin e tyre jetik për demokracinë. Dekriminalizimi i shpifjes do të garantojë që gazetarët të jenë të çliruar nga barra e shpifjes, kur veprojnë në mirëbesim dhe përpiqen të pasqyrojnë zhvillimet e fundit. Kjo është një nga gurët themelorë të paketës ligjore, që më pas përkthehet në standardet europiane të BE-së në jetën e përditshme”, ka thënë Gogu në një konferencë për mediat të zhvilluar në kryeministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?