Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 18:32 PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit “PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit”- shkruan kryeministri Rama në pasditen e kësaj të diele.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Muzeu Arkeologjik i Durresit, dhe Koleksioni i Durresit ne Beograd”

Kultura E diel, 17 Maj 2026 18:35
“Muzeu Arkeologjik i Durresit, dhe Koleksioni i Durresit ne Beograd”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Auron Tare

D·M·S
P(ublio) Clodio P(ublii) f(ilio)Valeriano
qui vixit ann(os) VIII
et Valeriae Secundae
matri eius opt(imae) coniugi
quae vixit ann(os) XXXIII
P(ublius) Clodius Felic(er)
pater infelicissimuset coniux
merentissimae posuit
Dis Manibus Sacrum
Për shpirtrat e të vdekurve.
Për Publius Clodius Valerianus, birin e Publius Clodius, i cili jetoi 8 vjet, dhe për Valeria Secunda, nënën e tij, grua e ndershme dhe e shkëlqyer, e cila jetoi 33 vjet.

Mund t'ju interesojë

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 19 minutash
𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!

𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!

Para 29 minutash
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 3 orësh


Publius Clodius Felicer, baba dhe bashkëshort thellësisht i pikëlluar, e ngriti këtë Monument.
Ky epitaf mbresëlënës, i përmendur për herë të parë nga udhëtari i shquar Ciriaco d’Ancona më 1435, ndodhej dikur pranë portës lindore të kështjellës së lashtë të Durrës. Sot nuk ekziston më as porta, e as mbishkrimi i atij babai të pikëlluar për humbjen e familjes së tij. Në katalogun e famshëm të Heidelberg University ai shënohet thjesht si: “i humbur”.Me shumë gjasa, kjo stele e ardhur nga kohë të largëta qëndroi pranë mureve të Durrësit deri në dhjetorin e vitit 1912, kur pararojat e ushtrisë serbe, që po zbrisnin nga veriu, mbërritën në qytet pasditen e 29 nëntorit.Komandanti i njësisë, Kolonel Branko , pasi ngjiti shkallët e godinës së portit ku valëvitej flamuri shqiptar i sapongritur, e uli atë dhe ngriti flamurin serb.

Në sheshin e kishës ortodokse, mitropoliti grek Jakov, i rrethuar nga një grusht njerëzish, u uroi mirëseardhjen ushtarëve serbë dhe, pas bekimit, ata u vendosën në kazermat osmane të qytetit.Me mbërritjen e ushtrisë mbretërore serbe dhe pushtimin zyrtar të qytetit, u krijua një këshill administrativ. Komandant i qytetit u caktua Koloneli Branko, ndërsa guvernator civil Ivan Ivanishević.Nuk kishin kaluar veçse pak javë nga pushtimi i Durrësit kur autoritetet serbe me urdherin e mbritur nga Beogradi krijuan një “Këshill të Kërkimeve Arkeologjike”, nën drejtimin e kryetarit të qytetit, Ivan Ivanishević. Megjithëse periudha e pushtimit serb ishte e shkurtër dhe dokumentacioni vendor mbetet i pakët, në arkivin e Muzeut të Beogradit ruhen ende materiale që flasin për gërmimet e kryera nga ushtria serbe në territorin e qytetit antik të Durrësit.Në një shkrim mjaft informues të studiuesit kosovar Skënder Latifi thuhet se dokumentacioni i asaj periudhe është i mjaftueshëm për identifikimin e gjetjeve arkeologjike të bëra nga ushtria serbe në Durrës.Me sa duket, këto gjetje kanë qenë të rëndësishme, sepse më 26 shkurt 1913 ushtarët serbë ngarkuan në anijen greke “Trifilia” 27 arka me materiale arkeologjike të marra nga muret rrethuese dhe nga vende publike të qytetit.Arkat me materiale, të përmendura në dokumentacionin e autoriteteve civile serbe të Durrësit dhe të dërguara Muzeut të Beogradit me titullin “Lista e antikuareve të Durrësit”, përmbanin ndër të tjera:
një pllakë varri (stele) me mbishkrim;
dy relieve gladiatorësh romakë;
dy amfora romake;
pllaka mermeri me reliev nimfash;
kapitele mermeri;
stele të tjera funerare me mbishkrime;
fragmente me mbishkrime greke;
si dhe objekte të shumta dekorative e funerare.
Në dokumentet e cituara nga Latifi thuhet se në materialin shoqërues, Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Petar Gjurashković, shkruante:“Në marrëveshje me këshilltarët bashkiakë dhe udhëheqjen e Qarkut të Durrësit, është marrë vendimi për të dërguar në Beograd një numër të konsiderueshëm gjetjesh arkeologjike që u gërmuan në muret rrethuese të qytetit të vjetër të Durrësit. Prandaj, ‘Këshilli i Kërkimit të Antikiteteve të Durrësit’ lutet që artefaktet e dërguara të pranohen si dhuratë nga vetë qyteti i Durrësit, por edhe nga ‘bregu serb’, dedikuar atdheut të Serbisë si shenjë e lirisë që solli këtu ushtria e saj fitimtare.”Në të njëjtin raport bëhej e ditur se pritej edhe mbërritja e “ekspertëve” serbë nga Beogradi për të filluar gërmime në Porto Romano.Nuk ka asnjë dyshim se objektet e dërguara në Muzeun e Beogradit vijnë nga Durrësi. Ato janë të identifikuara qartë, si në listat e dërguesve, ashtu edhe në inventarët e muzeut, ku janë dokumentuar madje edhe me fotografi.Por me largimin e ushtrisë serbe nga Shqipëria në prill 1913, grabitja e trashëgimisë arkeologjike nuk përfundoi.Në kulmin e Luftës së Parë Botërore, gazeta shqiptaro-amerikane Illyria, botuar në Boston, shkruante se në qershor 1916 fshatarë nga periferia e Durrësit zbuluan një statujë mbresëlënëse. Ajo iu dha mitropolitit Jakov nga Esat Pasha Toptani, si autoritet vendor i qytetit. Mitropoliti, duke e vlerësuar rëndësinë e saj, e dërgoi menjëherë në Athine.Gazeta shkruante me keqardhje për grabitjen e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe bënte thirrje për ndalimin e saj.E gjithë kjo histori m’u kujtua kur pashë pamjet e hapjes së Muzeut Arkeologjik të Durrësit para disa javësh. Një ngjarje e rëndësishme, pa dyshim. Por një muze i tillë nuk mund të konsiderohet i plotë pa një përpjekje serioze të shtetit shqiptar për rikthimin e objekteve të humbura, të grabitura apo të transferuara jashtë vendit gjatë pushtimeve. Koleksioni i Durrësit në muzeun e Beogradit është i dokumentuar qartë.Një vit më parë, në kuadër të identifikimit të këtij koleksioni, iu drejtova me një letër Muzeut të Popullit në Beograd, Eforisë së Athinës per vend ndodhjen e Statujes se derguar nga metropoliti Jakov si dhe Ministrisë sonë të Kulturës ne lidhje me njohurine dhe identifikimine Koleksionit te Durresit ne Beograd.Muzeu i Beogradit nuk u përgjigj. Eforia e Athinës u përgjigj brenda tri ditësh, me korrektesë të plotë. Ministrisë sonë të Kulturës iu deshën dy javë.Ajo që të trishton më shumë në këtë histori nuk është heshtja e autoriteteve serbe, në një farë mënyre e pritshme por plogështia e burokracisë shqiptare, e cila jo vetëm nuk duket se ka një strategji për çështje të tilla, por shpesh as vullnetin për t’u marrë me to.Per skeptiket mund tu them se në 2000 ne Butrint u rikthye busti i perandoreshës Livia Drusilla, i vjedhur në vitin 1992 dhe i identifikuar më pas në New York City. Në vitin 2002 u kthyen nga Greqia bustet e Marcus Vipsanius Agrippa, Augustus dhe Herkulanias, falë përpjekjeve të ministres Arta Dade. Po ashtu u kthye edhe statuja e Asklepit nga Rome falë angazhimit të Igli Tare dhe Lorik Canajt.Janë me qindra objekte të trashëgimisë sonë arkeologjike në muze e koleksione europiane, të cilat nëse do të kishte vullnet institucional mund të kërkoheshin përmes instrumenteve ligjore ndërkombëtare dhe konventave të UNESCO.Mjafton të imagjinohet një bashkëpunim serioz mes Ministrisë së Kulturës, diplomacisë shqiptare dhe institucioneve të drejtësisë për identifikimin dhe rikthimin e këtyre pasurive.Me shpresën që kjo thirrje publike të dëgjohet, mund t’i sugjerohet Ministrisë së Kulturës se Muzeu Arkeologjik i Durrësit do të mbetet i paplotë pa rikthimin e Koleksionit të Durrësit nga Beogradi.Do të ishte një akt dinjiteti kulturor që shteti shqiptar të kërkonte zyrtarisht kthimin e këtyre objekteve në vendin e tyre.Nuk ka asnje arsye qe Stela e atij babai të pikëlluar për humbjen e fëmijës së tij e cila për më shumë se 1500 vjet qëndroi në muret antike të Durrësit sot te ekspozohet me krenari në Muzeumin e Popullit ne Beograd me shënimin, “sjellë nga Durrësi”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit
Para 19 minutash

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!
Para 29 minutash

𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!

Barcelona përmbys Villarrealin 3-2 me tre gola në 10 minuta
Para 51 minutash

Barcelona përmbys Villarrealin 3-2 me tre gola në 10 minuta

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim
Para 1 ore

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 6 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 7 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 20 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.