FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit mesazhe të forta nga protesta

Protesta që po zhvillojet sot në kryeqytet kundër projektit të planifikuar në zonën e Zvërnecit ka vijuar me pjesëmarrje qytetarësh që shprehin kundërshtimin e tyre ndaj ndërtimit të resortit të shumëpërfolur.

Gjatë tubimit, protestuesit kanë mbajtur pankarta me mesazhe si “Shqipëria nuk është në shitje” dhe “Anulo projektin”, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të nismës investuese.

Në disa prej pankartave janë shfaqur edhe slogane me karakter politik, përfshirë thirrje ndaj figurave kryesore të politikës shqiptare: “Rama në burg, Berisha në burg”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesëmarrësit në protestë kanë shprehur pakënaqësi ndaj të dy kampeve politike, duke i konsideruar përgjegjëse për situatën dhe vendimmarrjet që lidhen me projektin në Zvërnec.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?