Rama promovon bujtinën ”Troja” në Shupenzë: Investimet në fshat sjellin punësim dhe zhvillim
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga bujtina ”Troja” në Shupenzë të Bulqizës, duke e cilësuar atë si një tjetër sipërmarrje të mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), që po i jep një impuls turizmit rural dhe ekonomisë së zonës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama vë në dukje potencialin që kanë investimet në zonat rurale për të krijuar mundësi të reja punësimi dhe për të nxitur zhvillimin e ekonomisë lokale.
”Bujtina “Troja” në Shupenzë të Bulqizës, një tjetër sipërmarrje e mbështetur nga AZHBR, që i jep jetë turizmit rural dhe ekonomisë së zonës. Me 12 dhoma akomodimi, mikpritje për turistët vendas e të huaj dhe produkte të freskëta nga fermerët e zonës, kjo bujtinë është një tjetër shembull se si investimet në fshat krijojnë më shumë mundësi, më shumë punësim dhe më shumë zhvillim për ekonominë lokale”,-shkruan Rama.
Bujtina “Troja” disponon 12 dhoma akomodimi dhe ofron mikpritje për turistë vendas dhe të huaj. Një tjetër element i rëndësishëm është përdorimi i produkteve të freskëta të fermerëve të zonës, duke krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë mes turizmit dhe prodhimit vendas.
“Një tjetër sipërmarrje e mbështetur nga AZHBR, që i jep jetë turizmit rural dhe ekonomisë së zonës”, shkruan kryeministri Rama, teksa thekson se investimet në fshat përkthehen në më shumë mundësi, punësim dhe zhvillim për komunitetet lokale. Promovimi i bujtinës në Shupenzë vjen në kuadër të vëmendjes që qeveria i ka kushtuar zhvillimit të turizmit rural dhe mbështetjes së sipërmarrjeve në zonat jashtë qendrave urbane.
KOHA JONË SONDAZH

