
Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar për herë të parë lidhur me akuzën e kryebashkiakut Erion Veliaj, se dërgimi sot nga burgu në Durrës në atë të Fierit është një ”rrëmbim policor dhe transferim politik”. I ftuar në emisionin “Koha Jonë-Debat”, përballë Nikoll Lesit, Balla u shpreh se do të kontaktojë ministrin e Drejtësisë për të marrë informacion.
Pjesë nga debati
Lesi: Veliaj ka shkruar që dërgimi në burgun e Fierit, është një hakmarrje politike nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Ka varet ky institucion?
Balla: Nga ministri i Drejtësisë?
Lesi: Po ministri i Drejtësisë nga varet?
Balla: Dhe unë të jap fjalën sapo të ndal nga këtu, do ta pyes ministrin e Drejtësisë, si qëndron çështja, sepse kam marrë të njëjtin shqetësim të ngjashëm edhe nga ish-presidenti Ilir Meta, për trajtim jo adekuat.
Lesi: E padrejtë ajo që i bëhet Metës në burg.
Balla: E padrejtë, dhe këtu garantoj me përgjegjësi para publikut, që ja kam trasmetuar ministrit të Drejtësisë dhe drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve këtë, si për çdo qytetar tjetër, dhe jo vetëm për Erion Veliajn që e kam shok. Dhe padyshim që kam ruajtur një distancë në deklarimet e mija në lidhje me çështjen, siç e kam bërë me të gjitha rastet.
Erion Veliaj denoncon dërgimin në burgun e Fierit: Rrëmbim policor dhe transferim politik
