FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Taulant Balla për Redi Muçin: Paraqitet si mbrojtës i mjedisit, por ka lidhje me ndërtuesit

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla replikoi në Kuvend me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi duke e akuzuar se paraqitet si mbrojtës i mjedisit, ndërkohë që sipas tij përfaqëson interesat e sektorit të ndërtimit.

Balla deklaroi se nuk bën zakonisht replika me deputetët e rinj, por tha se nuk mund të pranonte atë që e cilësoi si hipokrizi politike. Ai tha se Muçi vjen nga një familje që ka ndërtuar në Tiranë dhe e akuzoi se flet për mbrojtjen e natyrës, ndërsa në realitet mbron interesat e ndërtuesve.

Kreu i grupit socialist ironizoi bindjet ideologjike të deputetit duke thënë se ai paraqitet si komunist, ndonëse sipas Ballës ka përfituar nga kapitalizmi. Ai tha se teoritë e Marksit kanë dështuar dhe se shqiptarët i kanë provuar pasojat e tyre për 45 vite.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ti je nga ata që mjedisit i ke marrë shpirtin dhe vjen këtu si zëdhënës i shoqatës së ndërtuesve”, u shpreh Balla nga foltorja e Kuvendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?