Tensione në seancën plenare, Shehaj ndërpret fjalën e Berishës në Kuvend
Seanca plenare e kësaj të hëne është shoqëruar me tensione dhe përplasje politike që në momentet e para të zhvillimit të saj, pasi pati ndërprerje dhe debate mes deputetëve të opozitës.
Situata u tensionua menjëherë pasi kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori fjalën në foltoren e Kuvendit. Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, u ngrit nga vendi dhe protestoi, duke mos lejuar vijimin normal të fjalës së liderit demokrat.
Gjatë ndërhyrjes së Shehajt, në sallë pati reagime dhe thirrje nga deputetët, ndërsa drejtimi i seancës kërkoi rikthimin e qetësisë dhe respektimin e procedurave parlamentare.
Në një moment të debatit, zëvendëskryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, i tërhoqi vëmendjen Shehajt lidhur me zhvillimin e seancës dhe respektimin e rregullores parlamentare.
KOHA JONË SONDAZH

