Veliaj nga paraburgimi në Kuvend? Mazniku jep detaje dhe flet për Territorialen
Bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, thotë se nuk mund të kërkohet më shumë kohë për Territorialen, por do të dorëzohet një raport në Kuvend, dhe mandej do të jetë ky i fundit që do të vendosë në lidhje me çështjen.
”Më 15 korrik mbaron afati që Parlamenti i ka dhënë komisionit. Nuk kemi si t’i kërkojmë kohë Kuvendit, pasi në 2027 do kemi zgjedhje. Kemi tre opsione: Të shkojmë me një propozim të përbashkët. Por më e rëndësishmja kjo është një çështje që e vendos Kuvendi. Do tregojmë vullnet për një marrëveshje me opozitën”,-tha në ”A2cnn”.
Nga ana tjetër i pyetur nëse do të jetë i pranishëm kryebashkiaku Erion Veliaj në seancën dëgjimore pas refuzimit të Ristanit, Mazniku theksoi se ftesa u ka shkuar të 61 kryebashkiakëve.
”Ne kemi kërkuar që kryetarët e bashkive të Shqipërisë, të 61 kryetarët e bashkive, të jenë prezentë dhe të vijnë të dëgjohen. Ne kemi çuar tashmë kërkesat për çdo institucion. Dhe është e vërtetë, ne kemi mbajtur një standard që të dëgjohen kryetarët e bashkive, ata që janë të zgjedhur për detyrën. Është çështje e institucionit më pas se si e siguron prezencën në komision. Është e vërtetë që në të gjitha rastet prezent të jetë kryetari i bashkisë”.
KOHA JONË SONDAZH

