VIDEO/ Balla viziton familjen Leçini pas kthimit të Abdullahit nga Siria: Shteti do të kujdeset për integrimin e plotë

Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Tiranës, Taulant Balla, ka vizituar familjen Leçini në Luz të Madh të Rrogozhinës, pas rikthimit në Shqipëri të Abdullahit të vogël, i cili ndodhej në kampet e Sirisë. Kthimi i fëmijës është pritur me emocione të forta dhe gëzim nga familjarët e tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla e ka cilësuar këtë moment si një dëshmi të angazhimit të shtetit shqiptar për të rikthyer në atdhe qytetarët shqiptarë të mbetur në kampet e konfliktit.

“Çfarë gëzimi në familjen Leçini në Luz të Madh të Rrogozhinës, riatdhesimi i nipit të tyre të vogël Abdullahit nga kampet e tmerrit në Siri me ndërmjetësimin dhe kujdesin e shtetit shqiptar”, shkroi Balla.

Ai bëri të ditur se pas riatdhesimit, institucionet shqiptare do të vijojnë të kujdesen për fëmijën, duke përfshirë shërbimet shëndetësore, sociale dhe arsimore. Synimi është që Abdullahu të përshtatet dhe të integrohet gradualisht në jetën shoqërore në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Ballës, mbështetja ndaj fëmijëve të kthyer nga kampet në Siri përbën jo vetëm një përgjegjësi institucionale, por edhe një detyrim njerëzor, me shtetin që do të vijojë të ofrojë asistencën e nevojshme për rehabilitimin dhe integrimin e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rikthimi i Abdullahit në familje vjen pak ditë pas një operacioni për riatdhesimin e pesë shtetasve shqiptarë nga Siria. Procesi është pjesë e përpjekjeve për kthimin në Shqipëri dhe riintegrimin e qytetarëve shqiptarë që kanë mbetur në kampet e konfliktit në Siri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?