Home KRYESORE Largimi i Zef...

Largimi i Zef Mazit si Kryenegociator, ambasada Çeke dhe Amerikane: Arriti momentin historik të çeljes së negociatave

948
0

Zef Mazi u largua si KryeNegociator i Shqipërisë me BE. Por ai është një nga diplomatët më profesionist dhe më me integritet nga Shqipëria në këto 31 vite demokraci.

Largimi i tij pak ditë pasi BE hapi zyrtarisht Negociatat me Shqipërinë duket se nuk është pëlqyer nga BE dhe SHBA. Akoma nuk dihet reagimi i Zef Mazit. Edhe pyetjes insistuese nga KOHA JONE, ai iu përgjigj me një NO COMENT!

Ndërkohë Çekia, e cila ka drejtimin e presidencës së BE deri në fund të vitit, ka orientuar ambasadën e saj në Tiranë që ti bëjë një falenderim Zef Mazit. Një pritje miqësore është organizuar sot në nder të largimit të kryenegociatorit të Shqipërisë me BE, Zef Mazit. Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë ka bërë një reagim në Twitter ku shpreh vlerësimet për Mazin në arritjen e çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE.

“Puna e tij kulmoi në çeljen e bisedimeve të Shqipërise me BE. Një profil i lartë diplomatik, puna e tij ka qenë vendimtare në arritjen e një momenti kaq të rëndësishëm historik”, shkruan Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë.

Ambasada amerikane në Tiranë, po ashtu e falenderon për bashkëpunimin e mirë dhe punën e vështirë dhe punën e palodhur gjatë kësaj kohe që u shpërblye me mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Natyrisht që puna kryesore për konferencën e parë ndërqeveritare ishte e kryeministrit Rama, por edhe ai që kishte “kemboren” në qafë për Negociatat, Zef Mazi ka meritën e tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit