Home Sporti Larguan Onanë...

Larguan Onanën, Interi pranë transferimit të dy portierëve

1
0
Bayern Munich's Swiss goalkeeper Yann Sommer holds a ball during a training session on the eve of the UEFA Champions League quarter-final, second leg football match between Bayern Munich and Manchester City in Munich, southern Germany on April 18, 2023. (Photo by Christof STACHE / AFP) (Photo by CHRISTOF STACHE/AFP via Getty Images)

Yann Sommer do të jetë portieri i ri i Interit. Zikaltrit kanë arritur marrëveshjen si me gardianin zviceran, që mezi pret transferimin në Milano, ashtu edhe Bayernin e Mynihut.

Marrëdhëniet mes dy klubeve janë të shkëlqyera dhe palët kanë rënë dakord për transferimin e Sommer, megjithatë bavarezët kanë kërkuar vetëm pak kohë, që të gjejnë një tjetër portier, duke qenë se nuk ka ende një datë të saktë për rikuperimin e Manuel Neuer.

Aktualisht Sommer është me klubin në Tokio dhe mbetet në pritje të miratimit për t’u bashkuar me skuadrën e drejtuar nga Simone Inzaghi, ku do të marrë vendin e lënë bosh nga Andre Onana, i cili u transferua te Manchester United.

Krahas Sommer, Interi do të provojë të sjellë në Milano edhe portierin ukrainas Anatoliy Trubin, me të cilin ka arritur tashmë marrëveshjen. Zikaltrit kanë ofruar 10 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa Shakhtar Donetsk kërkon shumë më tepër.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit