Home Sporti Lazër Matija ...

Lazër Matija zgjidhet kryetar i ri i SHRF Shkodër: Fitorja më e madhe pranimi i rezultatit, rivali im që më uroi

151
0

U zhvilluan ditën e martë punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër. Përpara fillimit të punimeve të kësaj Asambleje, u mbajt një minutë heshtje në nderim të figurës së madhe të futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Ramazan Rragami, që u nda nga jeta pak kohë më parë.

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, Bardhyl Jera, i pranishëm në këto punime uroi të gjithë anëtarët për punën e kryer në këto vite dhe siguroi të gjithë se mbështetja e FSHF-së do të jetë maksimale për të zhvilluar gjithmonë e më shumë futbollin në rajonin e Shkodrës.

Sipikë kryesore ishte zgjedhja e kryetarit të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, ku ishin dy propozime, Kujtim Shaba dhe Lazer Matija. Matija u zgjodh kryetari i ri i SHRF Shkodër duke pasuar Armando Cungun. Në raundin e parë Matija mori 14 vota përballë 9 votave për Shaba, ndërkohë që në raundin e dytë Matija mori 15 vota dhe Kujtim Shaba 8 vota.

Në fjalën e tij, Matija falënderoi anëtarët e SHRF Shkodër për mbështetjen dhe zgjedhjen si kryetar i kësaj shoqate dhe u zotua se do të bëj maksimumin për të zhvilluar më tej futbollin në rajonin sportiv Shkodër.

“Është një moment i veçantë për mua dhe futbollin në rajonin e Shkodrës duke qënë se sot u zhvilluan zgjedhjet. Shoqatat më zgjodhën mua si Kryetar të ri dhe do punoj e kontribuoj për ta rrit cilësinë e futbollit në shoqatën tonë, për ta bërë një shoqatë model ashtu siç i takon djepit të futbollit shqiptar. Dua të falenderoj të gjitha shoqatat që më propozuan dhe më votuan por edhe ata që votuan për kandidatin tjetër.

Ne do të punojmë të gjithë së bashku që të rrisim cilësinë e futbollit në shoqatën tonë. Mendoj se ishte një proces shumë i mirë, një proces transparent, zgjedhjet më demokratike që mund të zhvilloheshin ashtu siç i shkon Shkodrës, me transparencë dhe mirëkuptim. Edhe kundërshtari im e pranoi rezultatin dhe mendoj se kjo është fitorja më e madhe: pranimi i rezultatit nga të gjitha palët”, përfundoi Matija.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit