Home Sporti Lazio i ofron...

Lazio i ofron rinovimin Strakoshës, por i vë një kusht!

308
0

Rinovimi i Thomas Strakoshës mbetet një enigmë për drejtuesit e bardhekaltër. Portieri shqiptar do të dalë në fushë të enjten në ndeshjen kundër Lokomotiv Moskës , por ende nuk ka arritur marrëveshje me klubin për rinovimin e kontratës.

Siç raporton Corriere dello Sport, për Strakoshën ka oferta të shumta nga Premier League, që mbetet një ëndërr për të, por ofertat konkrete ende nuk kanë ardhur. Synimi i portierit shqiptar është që të luajë në vazhdimësi, gjë që për momentin nuk i garantohet nga skuadra e Lazios, pasi aktivizohet vetëm në Europa League.

Lazio nga ana tjetër nuk dëshiron që ta humbasë me parametra zero, dhe ka gati një kontratë të re 2-vjeçare, duke i shtuar edhe një klauzolë. Portieri i Kombëtares sonë ndërkohë ka marrë kohë për të reflektuar, pasi si futbollistë i lirë mund të fitojë një kontratë më të mirë në një skuadër tjetër. Përcaktuese do të jenë zgjedhjet e trajneri Sarri për ndeshjet në vijim në kampionat. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit