Home Sporti Lazio triumfo...

Lazio triumfon ndaj Cagliarit, Hysaj luan 90 minuta

102
0

Lazio mori një fitore 3-1 në transfertën ndaj Cagliarit, në duelin e vlefshëm për javën e 24-t. Bardhekaltërit e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 26-të teksa Deiola devijoi topin gabimisht në portën e tij duke shkaktuar autogol.

Në minutën e 50 të pjesës së dytë, Lazio dyfishoi me anë të Ciro Immobile që nga fare pranë portës nuk e pati të vështirë për të realizuar. Megjithatë, vendasit reaguan dhe pas një minute shkurtuan diferencën me anë të Gaetanos.

Në minutën e 65-të, Lazio shënoi edhe të tretin me anë të Felipe Anderson duke “vrarë” ndeshjen. Skuadra e Mauricio Sarri iu gëzuan tre pikëve që e ngjisin skuadrën në vendin e gjashtë me 37 pikë ndërsa Cagliari mbetet në vendin e 19 me 18 pikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit