Home Uncategorized Leonardo: Poc...

Leonardo: Pochettino asnjëherë në dyshim, nuk kemi pasur kontakte me Zidane

41
0

Drejtori sportiv i PSG, është rikthyer për të folur për të tashmen dhe të ardhmen e klubit francez përmes një interviste të gjatë dhënë për gazetën L’Equipe. Mes shumë çështjeve të prekura, është edhe pankina e klubit parisien ku pozicioni i Mauricio Pochettino vazhdon të jetë në dyshim.

“Misioni i Pochettinos nuk ishte i lehtë. Pas ardhjes së tij ai filloi të punonte me disa ide për ndërtimin e ekipit, por më pas ne ndryshuam shumë me ardhjen e disa lojtarëve verën e kaluar dhe kjo ndryshoi gjithçka. Përveç kësaj, me kalimin e kohës, angazhimet e Kombëtareve dhe dëmtimet e komplikuan edhe më shumë situatën.

Aq sa mendoj se edhe vetë Pochettino kishte momente pasigurie, por asnjëherë nuk kërkoi të largohej dhe nuk e kishim menduar asnjëherë ta zëvendësonim edhe duke pasur parasysh se ka edhe një vit në kontrat”.

Kontakte me Zidane? Jo, kurrë. As edhe ndonjë trajner tjetër. Pochettino ka qenë para se të bashkohej me PSG, një ndër 5 trajnerët më të mirë në botë. Jam i bindur se do të përmirësohet edhe më shumë”, deklaroi Leonardo. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit