Home Aktualitet Liderët e G7 ...

Liderët e G7 në mbledhje virtuale me Zelensky-n: Kushdo që mbështet Rusinë, do paguajë kosto të rënda

69
0

Për 1 vjetorin e luftës ruse në Ukrainë, udhëheqësit e G7-ës të cilëve iu bashkua Zelensky, u takuan në një samit virtual të premten dhe lëshuan një paralajmërim të ashpër për vendet që ndihmojnë Rusinë t’u shmanget sanksioneve ndërkombëtare.

Vendet anëtare theksuan angazhimin e tyre për të ndalur pushtimin rus të Ukrainës, i nisur pikërisht një vit më parë, dhe paralajmëruan Moskën kundër çdo përdorimi të armëve bërthamore.

“Ne u bëjmë thirrje vendeve të treta ose aktorëve të tjerë ndërkombëtarë që kërkojnë të shmangin ose minojnë masat tona, të ndalojnë ofrimin e mbështetjes materiale për luftën e Rusisë, ose të përballen me kosto të rënda. Për të penguar këtë aktivitet në mbarë botën, ne po ndërmarrim veprime kundër aktorëve të vendeve të treta që mbështesin materialisht luftën e Rusisë në Ukrainë”, thuhet në deklaratë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit