Home Sporti Liga e Kombev...

Liga e Kombeve/ Luhet sonte gjysmëfinalja e parë Holandë-Kroaci

208
0

Holandë-Kroaci është sfida e parë gjysmëfinale e Nations League në sezonin 2022-2023, një duel që do të luhet në mbrëmje.  “Tulipanët” rikthehen në këtë fazë pas dy edicionesh, pasi në sezonin e parë të Nations League, 2018-2019 Holanda u mund në finale nga Portugalia.

Holanda u rendit në vendin e parë në Grupin 4 të Ligës A, duke lënë pas Belgjikën, Poloninë dhe Uellsin. Në krahun tjetër, Kroacia debuton në ketë fazë, kjo pasi u pozicionua si forcë e parë në Grupin 1 në Ligën A duke lënë pas përfaqësuese si Danimarka, Franca dhe Austria.

Holanda dhe Kroacia ritakohen në një ndeshje zyrtare pas 25 vitesh sepse ndeshja e fundit zyrtare ishte ajo e 11 korrikut 1998 në “finalen e vogël” të Botërorit, Francë 1998, sfidë e cila u mbyll 2-1 në favor të kroatëve. Më pas, të dyja skuadrat zhvilluan një miqësore në shkurtin e vitit 2008, me Holandën që triumfoi 3-0.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit