Home POLITIKE Ligjet e bllo...

Ligjet e bllokuara në Parlament që kërkojnë 84 vota

205
0

Amnistia penale, zgjedhja e Avokatit të Popullit, Reforma Zgjedhore dhe pagat e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese kanë mbetur në sirtarët e Kuvendit dhe presin kartonët jeshil të deputetëve për tu miratuar. Amnistia penale për të dënuarit pret dritën jeshile në Parlament për të liruar nga burgu rreth 600 të dënuarit për vepra të lehta penale.

Prej majit të 2022-it Erinda Ballancës i ka përfunduar mandati në krye të Avokatit të Popullit, por ngërçi i krijuar mes palëve politik ka bërë që ajo të vijojë të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjen e pasuesit të saj.

Drafti që rrit pagat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka mbetur ende në sirtarët e Kuvendit dhe pret bashkëpunimin e palëve. Reforma Zgjedhore gjithashtu është një tjetër cështje që kërkon shumicë të cilësuar të votave për të korrigjuar rregullat e votimit.

Të hënën e 15 janarit, rifillon jeta parlamentare dhe socialistët e demokratët do të duhet të gjejë gjuhën e përbashkët për të miratuar ligjet me shumicë të cilësuar. Të gjitha ligjet bllokuara kërkojnë 84 vota.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit