Home Sporti Lionel Messi:...

Lionel Messi: E kam shijuar Botërorin sikur luaja për herë parë

30
0

Lionel Messi ka zbarkuar në Amerikë, ku do të vijojë karrierën e tij me skuadrën e Inter Miami. Në pritje të prezantimit të tij ditën e diel, sulmuesi argjentinas ka rrëfyer një sekret. Ai kishte vendosur të tërhiqej nga kombëtarja nëse do të dështonte edhe në Botërorin Katar 2022, ku ai u shpall kampion.

“E kam shijuar të gjithë rrugëtimin tim në Botëror, sikur nuk kisha luajtur kurrë më parë në atë turne. Kjo edhe për faktin se e dija që mund të ishte hera e fundit që luaja në Kupën e Botës. Ndaj, të jem i sinqertë, nëse nuk do të fitoja Botërorin, nuk do të luaja më me ekipin kombëtar”, rrëfeu Messi në televizionin publik argjentinas.

Ndërkohë që shpallja kampion bote i dha më shumë motiv për të provuar edhe njëherë tjetër të fitojë Copa America, ndërsa lë enigmë pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026.

“Tani që jam kampion bote nuk mund ta lë kombëtaren. Më pëlqen ta shijoj këtë gjë. Gjatë Botërorit isha i qetë dhe i bindur te skuadra që kisha, pasi ishim përgatitur mirë.

Tani do të luaj në Amerikë, ndaj mentaliteti im nuk do të ndryshojë. Do të përpiqem të jap sërish më të mirën time, për veten dhe klubin ku do të luaj. Nuk mund të parashikoj çfarë do të ndodhë në 2026-n”, përfundoi Messi, i cili do të nisë një tjetër etapë të karrierës së tij, që po shkon drejt fundit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit