Home POLITIKE Lista e haker...

Lista e hakerave me emrat e ministrave, Rama-opozitës: Hakerat po bëjnë ”hajgare” me ju

185
0

Lista e hakerave me emrat e ministrave, për kryeministrin Edi Rama është e pavërtetë. Në një replikë me deputetin demokrat Xhaferraj, Rama akuzoi opozitën se këta të fundit janë bërë qesharake me trillimet, e hipoteza nga fotomontazhet.

”Mos bëhemi qesharak dhe për çdo gjë që ndodh i japim një unikalitet sikur ndodh këtu, sot në RMV ka një sulm kibernetik, janë të përditshme, jemi marrë me sulme të vazhdueshme e s’kemi pasur asnjë problem. Ky është një sulm shumë i madh, por nuk e ka realizuar qëllimin, kështu që mos u kuturisni në konkluzione qesharake dhe po ju them prapë që ai sulm nuk e ka realizuar qëllimin.

Ajo historia si ajo lista sot, që flet për se çfarë terreni gjen në kanale dhe portale tona, plus edhe në politikën tonë, një grup që ka qëllime dashakeqe ndaj vendit, dhe me një listë të fotomontuar ku përzihen kriminelë me politikanë dhe gazetarë fut në vorbull një dynja që hedh dyshime, nuk ka më terren pjellor për veprim dashakeq ndaj vendit tonë sesa kanalet, portale dhe ju.

Falë kësaj fuqie në tubacion llumi, mund të bëjë hajgare çdo gallataxhi se ngriheni në këmbë se cilat janë lidhjet me krimet duke bërë fotomontazhe, ajo që ka dalë nuk është MEMEX”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit