Home Aktualitet Rama i emocio...

Rama i emocionuar para Clinton: Mori vendimin historik për çlirimin e Kosovës, përcaktoi të ardhmen e Ballkanit

52
0

“Kryeministria – Nderimi me “Kordonin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike” për Presidentin dhe liderin e rrallë Bill Clinton, kontributi i të cilit për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit tonë do të mbetet një trashëgimi e çmuar në faqet e historisë”-shkruan Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në nder të presidentit të SHBA, Bill Clinton. 

Rama: Shumë i dashuri presidenti Clinton. Nuk ka qenë kurrë më e veshtirë për mua sesa të përgatitem të flas, e pastaj edhe të flas këtu, duke ditur se pas meje do ta marrë fjalën një njeri të cilit qysh përpara se të hyja në jetën politike kam parë e dëgjuar fjalimet e tij, për shijet drejt një bote më të mirë. Në krahët e pasionit të tij në kërkimin e një rrugë paqeje e prosperiteti që është qëllimi i gjithë përpjekjeve. Jo vetëm ja kam parë e dëgjuar e lexuar ato që ka thënë por edhe studiuar se si i ka thënë për të mësuar jo vetëm prej përmbajtjes dhe artit të tij të pashembullt të komunikimit, duke i analizuar ritmin, gjestikulacionin e duke i admiruar atë që nuk mësohet dot e nuk tregohet dot, empatinë magjepsëse që e bën atë një ndër oratorët më të mahnitshëm që ka njohur historia. Qasja ime e fjalës këtu është ajo e një artisti të rilindjes , lejoj t’ja nis si çdo nxënës duke evokuar bazat. Që nga inaugurimi i tij i parë në 1953 “There is nothing wrong with America…” ku ai predikon fuqinë e drejtësisë tek fjalë e lamtumirës ”..remember our best days are still ahead”. Ku na tregon se rruga e pajtimit është e vetmja përtej dhimbjes së shkatërrimit, kur na ushqen kurajon përballë çdo pengese, kur vë lart tolerancës mbi çdo tundim hakmarrës. Presideti Clinton i rrëmbeu zemrën Amerikës me forcën unikale të fjalës së tij. Pararendi si vëllanë e tij politik Tony Bler dhe hapi një rrugëtim historik jo vetëm për Amerikën. I dhanë seriozitetin qeverisë dhe fuqinë për të shembur monopolin. E majta e atyre viteve ishte shumë e adaptueshme ndaj politikave liberale. Luajti një rol themelor në rrugën e Europës më përpara, rrezatoi aq shumë anë e mbanë në Evropë e në Shqipërinë tonë të vogël. Rruga e tretë e metodës Clinton e vendos fokusin tek përgjegjësia qytetare më shumë se tek vijat ndarëse. Rruga e tretë ishte si uji në shkretëtirë dhe sedra nuk më lët të mos jua tem se sot e gjithë dotën Shqipëria është një vend ku një parti e tretë vazhdon të qeverisë. E kemi përjetuar në mënyrë rrëqethëse në lëkurën e kombit tonë fjalën e Clintin ku ai iu drejtua Amerikës dhe mbarë botës për mbrojtjen e Kosovës. Ai fjalim është për historinë e Kosovës një gurë përkaltues i rrugës së të ardhmes. Adresimet e tij të drejtëpërdrejta për të dy popujt e përfshirë pa dëshirën e tij në luftë, kanë lënë pa frymë atë natë çdo shqiptar dhe çdo serb. Duke qenë shqiptar unë kam dëshirë të besoj se e njëjta gjë thuhet edhe për emrat e vendeve, ne jemi veni i shqiponjave. Mbase nuk është rastësi që shpresën ua ridha shqiponjave të përzëna nga Kosova. Presidenti i 42-të i SHBA-së na mësoi se të kesh shpresë do të thotë të besosh se ka regjime të këqija por jo popuj të këqij. Nuk e dimë si do të ishte e ardhmja e vendit tonë pa këtë zotëri, por do të kishte qenë shuëm më e zymtë se sa mund të guxojmë ta marrim me mend. Mund të thuhet pa frikë se gjysmë mln refugjatë kosovarë që erdhën për të kërkuar shpëtim në Shqipëri mund të mos ishin kthyer në shtëpi. Kasapi i Beogradit mund ta kishte kaluar jetën në pushtet dhe jo pas hekurave, kontributi i drejtëpërdrejtë për shqiponjën tonë binjake e eklipson natyrshëm kontributin për Shqipërinë.

Ndërsa ish-presidenti amerikan, Bill Klinton deklaroi nga Tirana se kishte mbetur pa fjalë nga pritja. 

“Jam pa fjalë. Po të kisha një gjykim shumë të shëndoshë, nuk do të thosha asgjë.

Ka më shumë se 10 vjet që kur bashkëshortja ime erdhi këtu si Sekretare e Shtetit. Gjithmonë e pyesja si po ndjehej, si po shkon. Dhe ndjej se edhe pse jam një qytetar privat, pa asnjë pushtet publik, mund të flas për këtë çështje në emër të popullit amerikan. 

Lidhur me këtë, për partitë tona politike, dallimet tona filozofike, ndonjëherë kundërshtive tona kundërshtare, ne jemi të angazhuar për lirinë, forcën, integritetin dhe të ardhmen e Shqipërisë,” tha ai. 

“Mos u shkurajoni përballë kësaj që po ndodh. Këto probleme i kanë rrënjët te impulsi që është më i leshtë se shtetet dhe kombet, që është më i lashtë se edhe besimet tona fetare. Ka pasur gjithmonë një frikë se në momentin që do të shkojmë përtej llojit tonë, diçka e keqe do ndodhë,” tha ish-presidenti. 

Ai komentoi edhe zhvillimet në Kosovë. 

“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë, që do doja të mos ndodhte kurrë. Nuk është më vendimi im, por i kosovarëve. 

Kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve. Mendoj se tani kanë bërë një gabim që të votohej. Mendoj se është e lehtë tani për shqiptarët në shumicë të përfitojnë nga momenti për të paraqitur argumentin e tyre. 

Por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është ta ndalim këtë marrëzi. Ka njerëz që jetojnë aty, që kanë nevojë për një qeverisje të denjë,” tha Clinton.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit