Home Aktualitet Liverpooli i ...

Liverpooli i pamëshirshëm, shpartallon United me 7 gola në “Anfield” (VIDEO)

233
0

Liverpooli i ka ruajtur golat dhe spektaklin për ndeshjen ndaj Manchester United këtë sezon duke e turpëruar në shifrat 7-0. Një ndeshje e jashtëzakonshme, që do të mbetet tashmë në histori.

Skuadra e Klopp është treguar e pamëshirshme mbrëmjen e sotme. Në pjesën e parë do të zhbllokonte ndeshjen Gakpo, ndërkohë që e dyta do të fliste e gjitha për Liverpoolin.

Gakpo do të kompletonte dopietën personale, ndërkohë që të njëjtën gjë do të bënin dhe Nunez dhe Salah, duke shënuar secili prej tyre nga dy gola. Në minutën e 88-të kishte kohë dhe për Firminon që të shënonte dhe golin e 7-të në këtë ndeshje historike për Liverpoolin. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit