Home Aktualitet Lleshaj: I sh...

Lleshaj: I shqetësuar për dekonspirimet e aksioneve të Policisë dhe SPAK

58
0

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj duke komentuar operacionin e fundit ”Plumbi i Artë”, tha se është një problem mosrealizimi i objektivit. Për të problemi i drejtësisë në Shqipëri nuk mund të zgjidhet përmes ndërhyrjeve mekanike duke mos aplikuar kritere morale.

”Ne besojmë se do t’i zgjidhim punët përmes qasjeve mekanike, duke caktuar prokurorë dhe duke u dhënë rroga të larta dhe duke supozuar që po i blemë shtrenjtë këta do të jenë besnikë të ligjit”, tha Lleshaj.

Ish-ministri thotë se kriteret e përzgjedhjes së funksionarëve dhe trajtimi i tyre nuk duhet të jenë vetëm material. Ai e lidhi këtë me faktin e rrjedhjes së informacionit të çështjeve të ndjeshme duke shtuar se kjo gjë është alarmuese.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit