Home Aktualitet Lleshaj takon...

Lleshaj takon Alfred Moisiun: Burrë shteti! Krijoi modelin e Presidentit

132
0

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është takuar sot me ish-presidentin Alfred Moisiu. Teksa e konsideron një burrë shteti dhe personalitet tejet të veçantë, ai shton se Moisiu krijoi modelin e presidentit në Shqipërinë demokratike.

“Sot pata nderin dhe kënaqësinë të takohem me Presidentin Alfred Moisiu, një personalitet krejt i veçantë, i cili krijoi modelin e presidentit në Shqipërinë demokratike; një model aq të thjeshtë e të qartë, saqë paradoksalisht, pikërisht për këtë arsye, duket askush deri më sot nuk ka arritur ta përsërisë më.

Alfred Moisiu është një burrë shteti që edhe sot del rregullisht në zyrë. Shekulli dinamik i jetës së tij nuk ka arritur që t’ia prekë as energjinë, as kthjelltësinë dhe as motivimin për të vijuar misionin në shërbim të Shqipërisë. Gëzuar 2023 President Moisiu”, shprehet ish-ministri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit