Home Aktualitet Lokali i hapu...

Lokali i hapur përtej orarit, 1 milion lekë gjobë, procedohet pronari

7
0

Një lokal në Sarandë është gjobitur me 1 milion lekë të reja, pasi ka qenë duke ushtruar aktivitet pas orës së lejuar në kushtet e pandemisë.

“ Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë kontrolleve, rreth orës 00:30, të datës 31.07.2021, kanë konstatuar një subjekt, në rrugën e Butrintit, Sarandë, i cili ushtronte aktivitet, pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Ndaj këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve”, njoftoi policia.

Ndërkohë bëhet me dije se pronari i këtij lokali, 37-vjeçari me inicialet D.K, është proceduar penalisht pasi ka kundërshtuar punonjësit e policisë.

“Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht shtetasin D. K., 37 vjeç, (pronari i subjetit) për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi gjatë plotësimit të aktit normativ, për konstatimin e shkeljes në këtë subjekt, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë, për shkak të detyrës, shërbimet e Policisë”, thuhet ne njoftim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit