Home KRYESORE Futbollisti g...

Futbollisti gjerman Lothar Matthaus rekordmen edhe jashtë fushës, divorcohet me gruan e pestë

376
0

Legjenda e kombëtares gjermane, Lothar Matthaus, është ndarë nga gruaja e tij te pestë. Siç raportohet nga “T-Online”, modelja ruse e ish-futbollistit 60-vjeçar, Anastasia Klimko, ka vendosur ta përfundojë marrëdhënien romantike me gjermanin e njohur.

Dasma e tyre u zhvillua në vitin 2014 në Sllovaki, ndërsa pas shtatë vitesh kanë vendosur t’i ndajnë rrugët, secili në lumturinë e vet. Anastasia, e cila është 27 vite më e re se Matthäus, shtatë vite më parë lindi një fëmijë, të quajtur Milan, nga marrëdhënia me ish-futbollistin e Interit dhe Bayernit.

“Në një moment të caktuar kuptuam se interesat tona ishin bërë shumë të largëta. Pjesa tjetër e arsyeve të divorcit janë detaje private. Nuk ka nevojë për argumente, asnjë të tillë, asnjë zemërim për ta justifikuar këtë ndarje. Ne shkojmë mirë dhe jemi akoma të lidhur, por miqësisht”, tha Lothar.

Nga katër martesat e mëparshme, Matthäus ka tre fëmijë të tjerë: dy vajza dhe një djalë. Divorci i pestë është një rekord më vete për ish-bomberin, që mund të tentojë një tjetër lidhje për të thelluar rekordin.

Lothar Matthäus und die Frauen: Das waren seine fünf Ehen | Abendzeitung München

Lothar Matthäus: What are his ex-wives Silvia, Lolita, Marijana and Liliana doing? - Soccer - Archysport

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit