Home POLITIKE LSI në anën e...

LSI në anën e Sali Berishës? Brahimllari: Përkrahim atë që është opozitë e vërtetë

137
0

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi të enjten se është në bisedime me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, për një koalicion të mundshëm për zgjedhjet e 6 marsit.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari në një intervistë televizive i la të hapura mundësitë e koalicionit duke u shprehur se do të përkrahim çdo kandidaturë që është kundër regjimit dhe që përfaqëson një opozitë të vërtetë.

“Situatën do ta shikojmë në bazë të bashkisë sepse interesi është lokal. Një gjë është e sigurt që fajtor për këtë situatë është Lulzim Basha dhe Edi Rama sepse nuk mund ta çonin vendin në këtë situatë. Nëse do kishim një drejtues opozite të përgjegjshëm mund të kishte një regjistrim të partisë të tij në 13 tetor kur kishim dekret në zgjedhjet lokale. Mund të kishim një rezultat tjetër. Po bëhen sondazhet e nevojshme. Ne do përkrahim çdo kandidaturë e cila është në luftë me regjimin dhe është një opozitë e vërtetë. Opozitë të vërtetë quaj atë që lufton regjimin. Pas 25 prillit është faktuar që Basha është në marrëdhënie të drejtpërdrejtë me Ramën”, tha Braimllari.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit