Home Aktualitet Lufta e pilot...

Lufta e pilotëve për shuarjen e zjarreve, Dulemata: Dita e ”ferrit” në Gjirokastër

10
0

Prej 11 ditësh Shqipëria po digjet nga zjarret. Rreziku është bashkudhëtar edhe për pilotin Julian Dulemata. Në mijëra metra lartësi, nga veriu në jug, komandanti i Bazës Ajrore të Farkës udhëheq operacionet e emergjencës, për fikjen e zjarreve. Prej së dielës numëron më shumë se 49 orë në fluturim.

“Kemi filluar që të dielën që kur u kërkua ndërhyrja me helikopter. Është punuar shumë në Karaburun, s’na ka favorizuar lartësia dhe era”. Megjithatë si operacionin më të vështire te javës së “ferrit” veçon ndërhyrjen në Gjirokastër. “Më e vështirë ka qenë dita në Gjirokastër. Gjithmonë kur janë në rrezik jetë njerëzit sakrifica është më e madhe, 20 orë fluturim”.

Për zjarrvënësit piloti i forcave të ushtrisë ndan një mesazh të fortë. “Ata duhet të kenë dënimin maksimal. Kemi shumë pak gjelbërim të ngelur në Shqipëri dhe mendoj se këta njerëz është e fëmijëve të tyre, në cilësinë e jetës dhe të ajrit. Çdo zjarr që ndizet sot është muaj jete më pak për njerëzit e tyre të dashur sepse cilësia e jetës dhe e ajrit varet prej tyre” .

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit