Home Sporti “Lufta” e UEF...

“Lufta” e UEFA-s me Juventusin nuk ka mbaruar, gati dënimi në qershor

92
0

Juventusi në këtë sezon ka qenë i angazhuar me beteja gjyqësore në Itali, të cilat u mbyllën dje me një gjobë prej 718 mijë eurosh nga Federata për çështjen e pagave.

Qeveria europiane e futbollit është një institucion i pavarur në raport me ato italiane dhe ka hapur një hetim më vete për parregullsitë me pagat. Për këtë arsye, te Juventusi kanë nisur të shqetësohen për penalitetet e mundshme që mund të kenë nga UEFA.

Nëse konfirmohen të gjitha parregullsitë, atëherë Juventusi me shumë mundësi do të përjashtohet nga kupat e Europës, të paktën për një sezon. Vendimi pritet të vijë në fund të qershorit dhe për këtë arsye, “Zonja e Vjetër” nuk do të jetë e qetë deri sa kjo histori të mbyllet përfundimisht.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit