Home Bota Lufta në Afga...

Lufta në Afganistan, Donald Trump: Koha që Biden të dorëhiqet me turp

9
0

Ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri thirrje që Joe Biden të “japë dorëheqjen me turp” pas rënies së qeverisë afgane dhe marrjes së Kabulit nga forcat talebane, ndërsa forcat e sigurisë amerikane u përpoqën të siguronin Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai.

Pentagoni mbrëmjen e së dielës tha se gati 6000 trupa së shpejti do të jenë në terren në Afganistan për të siguruar tërheqjen e sigurt të civilëve aleatë amerikanë, stafit konsullor dhe afganëve që u përballën me ndëshkim nga regjimi i ri.

“Është koha që Joe Biden të japë dorëheqjen për atë që ka lejuar t’i ndodhë Afganistanit, së bashku me rritjen e jashtëzakonshme të rasteve me Covid, shkatërrimin e pavarësisë energjitike dhe për ekonominë tonë të gjymtuar”, tha Trump.

Po ashtu Trump thekson se ky zhvillim do të shënohet si një nga humbjet më të mëdha në historinë amerikane.

Edhe vetë Trump gjatë kohës kur ishte President ka qenë i kritikuar për qasjen ndaj Afganistanit. Në shkurt të vitit 2020 ai pranoi një marrëveshje me talebanët që sot kanë marrë kontrollin e vendit dhe pritet të formojnë qeverinë e re.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit