Home Kronike ”Luftë&...

”Luftë” me djegie makinash në Bilisht

371
0

Është kthyer në një serial, ngjarjet në Bilisht, që kanë lidhje me njëra-tjetrën. Marsel Buçit, punonjës i një pike karburanti në Bilisht, në mesnatë iu dogj makina. Babai i tij ka hedhur akuza ndaj Deizi Arapit. Në një prononcim për mediat, Urim Buçi u shpreh se për mjetin ka punuar dhe se nga shteti kërkon drejtësi, por edhe kërkoi të dinte se ku i gjen paratë 27-vjeçarja.

Vetë Arapit i është djegur makina disa ditë më parë. Ajo akuzoi se gjithçka vinte pas sherrit me deputetin e PD-së Bledion Nallbati. Si autor, ajo shënjestroi punonjësin e karburantit të Nallbatit, por pa i përmendur emrin. Dhe ai rezulton të jetë pikërisht Marsel Buçi.

“Në vendngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant ashtu si herën e kaluar. Policia nuk ka cilësuar ende asgjë. Ai po me ruante, dukej se ishtë në pritje të parkimit të makinës”,-thoshte Arapi.

Banesa e Marselit ka kamera, por janë lënë jashtë funksionit nga policia pasi u konfiskuan herën e parë për të verifikuar që ndodhej në banesë kur u dogj mjeti i Deizi Arapajt. Gjatë dëshmisë së tij në polici, Marseli ka ngritur dyshim vetëm për konfliktet me motrat Arapi. Në polici ka dhënë dëshminë edhe Deizi Arapi, e cila më pas është lënë e lirë.

Emri i saj nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi një muaj me parë 27-vjeçarja nga Bilishti, u arrestua për prishje të qetësisë publike dhe se fyeu e kundërshtoi me dhunë efektivët e policisë, ndërsa është ndjekur penalisht në gjendje të lirë motra e saj 23 vjeçe.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit