Home Sporti Luis Diaz: Ën...

Luis Diaz: Ëndërroj trofeun e Champions League, aq më tepër ndaj Realit!

58
0

Champions League mbrëmjen e nesërme do të ofrojë dhe verdiktin final të këtij sezoni. Real Madrid dhe Liverpool do të synojnë trofeun me “vesh të mëdhenj” për të mbyllur në mënyrën më të mirë sezonin.

Një takim i rëndësishëm për të dy ekipet, pasi kërkojnë trofeun e kompeticionit për t’u konfirmuar si skuadra më e mirë e sezonit. Para finales së garës më të madhe evropiane, sulmuesi i Liverpoolit, Luis Diaz theksoi se e ëndërron këtë trofe.

“Kam ëndërruar të fitojë Champions League. Aq më tepër kundër një ekipi si Real Madridi. Unë po jetoj një ëndërr të madhe. Dua të përfitoj nga këto momente të lumtura”, tha Diaz.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit