Home POLITIKE Lulzim Basha ...

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme

9
0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është paraqitur këtë mëngjes në Gjykatën e Posaçme.

Mësohet se Basha është thirrur për të dëshmuar pasi ka paditur për shpifje kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

GJKKO, seancën e sotme e kishte dedikuar si një seancë pajtimi mes palëve, por njoftohet se Basha ka refuzuar të ndërmarrë një hap të tillë dhe kësisoj gjyqi do të vijojë më 24 shtator.

E gjitha ka të bëjë me fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit, ku sipas kreut të PD, Veliaj, në cilësinë e drejtuesit të fushatës të PS në Qarkun e Tiranës, ka bërë tre akuza konkrete ndaj Bashës, të cilat demokratët i konsiderojnë si shpifje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit