Home Aktualitet Lumi Vjosa de...

Lumi Vjosa del nga shtrati, Haki Çako thotë se s’ka përmbytje masive: Masat i kemi marrë

68
0

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, nisur nga situata e keqe e motit dhe raportimeve për daljen nga shtrati i lumit Vjosa, thotë se nuk ka përmbytje masive, por që masat janë marrë. Ai ndodhet në terren për të parë situatën nga afër.

“Prej disa orëve, gati dy ditësh kanë vazhduar reshje intensive, shkak i cili ka sjellë edhe përmbytje dhe mbingarkesën e lumit Vjosa dhe të lumenjve të tjerë. Jo që është më e rëndësishme është kapja e niveleve maksimale të lumit Vjosa.

Strukturat kanë qenë gjitha natës në qarkun Fier dhe Vlorë dhe kanë marrë masa për të evituar çdo problematikë apo shqetësim të banorëve. Duhet të informojmë publikun se aktualisht niveli i ujërave ndihmës ka kapur nivelin maksimal, por nuk kemi përmbytje. Në Ferras janë disa banesa që janë prezencë uji, janë evakuuar 3 familje. Janë vënë në dispozicion të gjitha kapacitete e strukturave lokale dhe vendore.

Pritet intensitet në rënie në prurjet e Vjosës, ç’ka reflektohet në nivelin që po bie në Memaliaj. Po ashtu edhe në Vlorë, nuk paraqiten probleme është punuar gjithë natës, është mbyllur një çarje e argjinaturës e cila mund të sillte probleme serioze”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit