FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bleu online fustanin e nusërisë, i shkatërrohet dita më e rëndësishme e jetës

Një vajzë zgjodhi që fustanin e nusërisë të ëndrrave të saj ta blinte online por ka mbetur e zhgënjyer nga porosia që i ka mbërritur në shtëpi.

Nusja kishte parë në internet një fustan të bardhë që i kishte pëlqyer nga shkëlqimi dhe prerja, e si pasojë e kishte porositur.

Por kur porosia i mbërriti në shtëpi, ajo mbeti totalisht e zhgënjyer, pasi fustani ishte ndryshe nga ai që kishte parë në foto.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë një shoqe e nuses nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendosi që këtë fustan ta publikonte në rrjetin social “Facebook”. Ajo kishte bashkuar në një foto fustanin që nusja kishte porositur dhe atë që i erdhi në shtëpi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shoqja shkruan krahas fotos se ka marrë leje nga nusja që ta publikonte foton, ndërkohë komentuesit janë shprehur se pse ajo ka zgjedhur të blejë online një fustan kaq të rëndësishëm.

“Duhet të vihesh në dyshim nëse do të blesh online qoftë një fustan për përditë jo më fustanin e nusërisë”, shkruan një komentues.

“Kështu të gjen kur kërkon të kursesh para në fustanin e nusërisë”, shkruan një komentues tjetër.

Por nga ana tjetër ka patur edhe komentues që janë munduar që t’i vijnë në ndihmë nuses, duke i treguar mënyra të ndryshme se si të rregullonte këtë fustan të nusërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?