FIFA World Cup 2026™ 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dom Gjergj Simoni ”zbulon” dosjen 30 vite pas lirimit nga burgu

Kleriku Dom Gjergj Simoni (Hardhia) mori në dorë në moshën 86-vjeçare dosjen e sigurimit të shtetit që e çoi në burg në Qafë Bari, Ballsh e Spaç.

Që në krye të herës, ashtu siç ka bërë gjithmonë, u kujdes ta përsërisë sërish, se i ka falur ata që e arrestuan dhe dënuan.

Dom Gjergj Simoni, meshtar: ”Unë i kam falur të gjithë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka kaluar shumë, por kujtesën e ka të fortë ndërsa i kthehet viteve të vuajtjes në burgjet e komunizmit dhe hetuesi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dom Gjergj Simoni, meshtar: ”Kundra së keqes përherë fitoj.”

Hapja e dosjeve dhe pastërtia e figurës së krerëve të politikes apo drejtuesve të lartë të institucioneve është shoqëruar përherë më pikëpyetje të mëdha dhe debate. Verifikimi i pastërtisë nuk po bëhet në mënyrë të mjaftueshme për të gjithë, e këtë e pranon edhe vetë drejtorja e Autoritetit të Dosjeve Genta Sula.

Genta Sula, drejtore e Autoritetit të Dosjeve: ”Pyetja a po ndodh mjaftueshëm apo po ndodh 100%? Është jo. Unë them se ka parandalim sepse njerëzit duke e ditur që do verifikohen, nuk synojnë pozicione të larta nëse kanë çështje me sigurimin e shtetit.”

Autoriteti i Dosjeve tashmë ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës dhe qytetarët mund të drejtohen edhe tek muzeu për informacion apo edhe të aplikuar lidhur me dosjet e sigurimit pa patur nevojë të shkojnë drejt Tiranës.

Ora News - Dom Gjergj Simoni ''zbulon'' dosjen 30 vite pas lirimit nga burgu

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?