FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Dy idiotë që rrezikojnë jetën për disa pëlqime”

Një çift i famshëm në Instagram është “mbytur” me komente negative për një fotografi ku shfaqen duke dhuruar puthje në derën e një treni në lëvizje.

Blogerët portugezë Raquel dhe Miguel e bënë fotografinë në një tren në Ella, qytet i vogël në Sri Lanka.

Kritikët kanë treguar se një rrezik nuk duhet ndërmarrë asnjëherë, pasi pranë trenit ishte një humnerë dhe asnjëri prej tyre nuk ishte i sigurtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një prej komenteve thuhej: “Janë dy idiotë që rrezikojnë jetën për disa pëlqime”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër thoshte: “Është e rrezikshme edhe nëse treni nuk është në lëvizje. Vetëm një gabim duhet. Shumë keq që ata nuk e sohin rrezikun”.

Ndërkohë çifti aventurier nuk ka bërë asnjë reagim për gjithë reagimet negative.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?