FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Forbes publikon listën e miliarderëve, njihuni me personat më të pasur në botë

Forbes ka publikuar listën e personave më të  pasur në botë.

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos mban vendin e parë me një pasuri me vlerë  131 miliardë dollarë.

Ai themeloi kompaninë në vitin 1994 në garazhin e tij në Seattle. Jeff mbetet shefi ekzekutiv i Amzon dhe zotëron 16 % të aksioneve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates ndodhet në numrin e dytë, me një pasuri me vlerë 96.5 miliardë dollarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bill ka shitur pjesën më të madhe të aksioneve të tij në kompani që kur e themeloi në vitin 1975 me Paul Allen.

Ai pasohet nga Warren Buffett, një nga investitorët më të suksesshëm të të gjitha kohërave, me 82.5 miliardë dollarë pasuri.

Bufett drejton Berkshire Hathaway, e cila zotëron më shumë se 60 kompani, duke përfshirë prodhuesit e baterive Duracell.

Ndër 10 të parët janë shefi ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg dhe bashkë-themeluesi i Google, Larry Page.

Lista e Forbes me 10 njerëzit më të pasur në botë:

1) Jeff Bezos, 131 miliardë dollarë

2) Bill Gates, 96.5 miliardë dollarë

3) Warren Buffett, 82.5 miliardë dollarë

4) Bernard Arnault, 76 miliardë dollarë

5) Carlos Slim Helu, 64 miliardë dollarë

6) Amancio Ortega, 62.7 miliardë dollarë

7) Larry Ellison, 62.5 miliardë dollarë

8) Mark Zuckerberg, 62.3 miliardë dollarë

9) Michael Bloomberg, 55.5 miliardë dollarë

10) Larry Page, 50.8 miliardë dollarë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?