FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Shikoni çfarë u bënin thashethemexhinjve në mesjetë

Të flisje keq për tjetrin, të shpifje, apo të përhapje lajme që nuk janë të vërteta, në Mesjetë është konsideruar si një krim i madh.

Për këtë arsye, ekzistonte edhe dënimi për thashethemexhinjtë, për mëkatin e tyre të madh.

I vendosnin një hekur në fytyrë, që i kapte kokën dhe ia shtypte gjuhën me një thikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dënuarit nuk mund të nxirrnin zë, pasi mekanizmi ishte i kyçur me disa çelësa dhe sipër kokës kishte një këmbanë që bëntë zhurmë sa herë që lëvizte koka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kështu njerëzit që dëgjonin zhurmën dilnin në rrugë të shikonin thashethemexhiun e dënuar.

Kjo metodë brutale u paraqit për herë të parë në Skoci në vitin 1567, por më pas u përhap edhe në Angli dhe më gjërë. Siç përmendet, më së shpeshti kanë qenë të dënuara gratë, sidomos ato që merreshin me llafe ose ishin të pasjellshme.

Madje, shpeshherë ishin burrat që kërkonin dënimin e grave të tyre.

Por rrallëherë, kishte edhe burra që ishin dënuar me këtë mënyrë brutale sepse kishin shpifur për ndonjë person tjetër të rëndësishëm. E njëjta metodë përdorej edhe në burgje, kur gratë rriheshin me njëra-tjetrën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?