FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kinezët mbjellin pambuk në Hënë

Eksploratorët kinezë të pjesës së errët të hënës, nuk hynë në histori vetëm sepse zbritën një sondë robotike në skajin e largët të këtij planeti, por tashmë edhe për eksperimentin që kanë bërë aty: mbjellja me sukses e pambukut.

Sonda kineze, pjesë e misionit “Chang’e 4”, ka transportuar farat e pambukut më 3 Janar në Hënë, të cilat më pas kanë mbirë, fenomen ky i cili nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Studiuesit kinezë kanë publikuar fotografi ku edhe duket bima e cila po rritet në një enë të mbyllur. Rritja e lëndës së parë biologjike në Hënë shihet si një hap i rëndësishëm drejt eksplorimit afatgjatë të hapësirës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë formë astronautët, do të mund të mbjellin ushqimin e tyre në hapësirë, duke reduktuar nevojën për t’u kthyer në Tokë për t’u furnizuar me ushqim, për udhëtime të gjata të tilla si ai në Mars, i cili do të merrte kohë rreth dy vjet e gjysmë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?