FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shaqiri lë pas dhe CR7-n

Observatori i Futbollit CIES, ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me vlerat e kartonit të disa lojtarëve, që luajnë në liga të ndryshme në Europë. Në fokus kanë qenë disa nga lojtarët e transferuar gjatë verës së kaluar, të cilët ndryshuan klube, mes tyre Cristiano Ronaldo, Alisson Becker por edhe Xherdan Shaqiri.

Gjithashtu në listë janë dhe lojtarë të tjerë që nuk kanë ndryshuar klube, por performaca e mirë e tyre ka bërë që vlerat e kartonit të rritet. Futbollisti me orgjinë shqiptare, që luan aktualisht për Liverpool në Angli, befason me ndryshimin e vlerës së kartonit të tij.

Kështu, Xherdan Shaqiri, i cili u transferua në verë te Liverpool për 14.7 milionë euro, ka pësuar një rrtije prej 40.3 milionë euro. Pra aktualisht vlera e kartonit të futbollistit të përfaqësueses zvicerane vlerësohet me 55 milion euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është një rekord absolut për një futbollist shqiptar, që kap këtë shifër. Ndërkohë në vend të parë në këtë listë qëndron Rodri Hernandez që ka pasur një rritje të kartonit me 45.5 milionë euro ndërsa Lucas Torreira ka pasur një rritje me 44.3 milionë euro, duke mbajtur vendin e dytë në renditje.

Swiss Digital Mobile Reklama

I treti në listë është Xherdan Shaqiri, ndërsa nuk mungon as Cristiano Ronaldo, që renditet në vendin e 12 me një vlerë të shtuar të kartonit me 22.2 milionë euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?