Home Aktualitet Mali i Zi pra...

Mali i Zi pranon korrigjime kufitare, Gjukanoviç: Nuk duam probleme

105
0

Mali i Zi dhe Kosova mundet që të rishikojnë marrëveshjen për demarkacionin e kufirit. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti këtë të mërkurë në Prishtinë homologun fqinj, Milo Gjukanoviç, në vizitën e parë zyrtare në Kosovë.

“Gjithçka që ka të bëjë me raportet tona do të diskutohet dhe do të zhvillohet në përputhje me parimin e respektit të ndërsjellë, raporteve të shkëlqyeshme miqësore”, tha Osmani.

“Ne nuk dëshirojmë që të krijojmë probleme në asnjë nga adresat tona dhe jam i sigurt që do t’i përmbahemi dokumenteve që kemi nënshkruar. Do të krijojmë kushtet e domosdoshme për korrigjime, për të cilat do të pajtohemi që do të kontribuojë që ky kufi në demarkacionin e tij të jetë i logjikshëm dhe të jetë ashtu siç duhet të jetë dhe të mos shërbejë si burim i mosmarrëveshjeve dhe rrezikimit të marrëdhënieve tona”, u shpreh Gjukanoviç.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit