Home Aktualitet Mali i Zi zgj...

Mali i Zi zgjedh parlamentin e ri, Abazoviç: Do të promovojmë vlerat për të cilat luftojmë

100
0

Kryeministri aktual i Malit të Zi, Dritan Abazoviç pasi i është drejtuar qendrës së votimit u shpreh i kënaqur për mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Ai shpreh se kontributi i tij dhe i partisë që drejton do të vijojë të jetë i njëjtë deri në përcjelljen e plotë të vlerave që përfaqësojnë.

“Atmosfera është shumë e relaksuar. Është shumë kënaqësi që si kryeministër të konstatoj se gjendja është shumë më mirë se ka qenë më parë. Nuk ka tensione. Partitë politike shumicën e debateve e kanë pasur për zhvillimin ekonomik dhe drejtimin e shtetit tonë drejt BE-së.

Shpresoj se në këtë frymë edhe do të përfundojnë zgjedhjet. Jam i bindur se do të kemi një institucion shumë të mirë. Unë nuk kam dilema sepse kontributin tonë e kemi dhënë dhe do të vazhdojmë me të njëjtën forcë të promovojmë vlerat për të cilat luftojmë”, deklaroi Abazoviç.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit