Home Aktualitet ”Mallki...

”Mallkimi” i Ministrisë së Brendshme! I ”vjetri” i PS-së, nis epoka e Taulant Ballës përballë bandave

36
0

Në 31 vite demokraci, Shqipëria ka pasur më shumë se 25 ministra të Brendshëm. I vetmi që ka bërë thuajse një mandat të plotë në krye të këtij dikasteri ka qenë Saimir Tahiri.

Në më pak se 10 vite qeveri Rama deri më tani janë 6 personazhet që janë ulur në kolltukun e ministrit të Brendshëm. Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Dritan Demiraj, Sandër Lleshaj dhe Bledi Çuçi. Ky i fundit është i vetmi i shkarkuar ndërkohë që 4 të parët kanë dhënë dorëheqjen për arsye të ndryshme dhe njëri bëri edhe burg, Saimir Tahiri. Çuçi u bë i pari drejtues i këtij dikasteri që shkarkohet nga Rama. Edhe pse nuk ka pasur një sqarim shterues mbi motivet e shkarkimit, dalja në skenë e lidhjeve të policisë së Krujës me familjen Rraja, gjë që çoi në shkrirjen e një komisariati të tërë, është arsyeja kryesore e këtij vendimi. Rama njoftoi shkarkimin e Çuçit dhe emërimin e Taulant Ballës në vend të tij.

Taulant Balla u zgjodh për herë të parë deputet i Librazhdit në vitin 2005, në moshën 28 vjeçare dhe prej asaj kohe nuk ka munguar në Kuvendin e Shqipërisë, edhe pse nuk ka pasur kurrë një post ministor dhe shumë herë i lakuar si kandidat për ministër të Brendshëm. Ai është një ndër zërat më të fuqishëm të mazhorancës aktuale, dhe shpesh herë është akuzuar nga opozita si i përfshirë në afera kriminale. Balla do të marrë detyrën në një moment të brishtë të rendit.

Vrasje, ekzekutim, atentat, banda, hakëmarrje etj, janë fjalët që përshkruajnë situatën ku ndodhet vendi. Në Shqipërinë tonë prej vitesh pushtet kanë të fortët, që vrasin e godasin nën syin e Policisë, dhe kjo e fundit tregohet e dobët dhe e tërhequr për të vënë ligjin në zbatim.

Nëse do të marrim në skanim çfarë shohin të huajt, që janë si ”Zot” në Shqipëri, në raportet e Eurojust, DASH apo edhe të Komisionit Europian, për vendin tonë theksohet si problem bandat e krimit të organizuar, të cilat janë në përplasje të vazhdueshme për larje hesapesh si pasojë e prishjeve të pazareve të drogës në vendet e BE-së, dhe kjo duke prodhuar një numër të lartë viktimash.

Qytetarët shprehen se u vjen keq për atë që po ndodh, ndërsa të tjerë ndihen edhe të pasigurt. Për ta përmirësimi i situatës vjen duke zbatuar ligjin dhe dënuar si duhet autorët e këtyre krimeve. Vrasja është muzika që shoqëron jetët tona, POR duhet të NDRYSHOJË, duhet të dëgjojmë muzikën e JETËS që ecën përpara.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit