Home Aktualitet Manipulime në...

Manipulime në votimin elektronik në tre qytete? KQZ i përgjigjet akuzave nga PD-ja e Berishës

295
0

Grupi i Sali Berishës në PD, nuk e pranon rezultatin që morën në zgjedhjet lokale të 14 Majit dhe lëshojnë akuza ndaj qeverisë, e jo vetëm. Nënkomisionerja e KQZ-së, Lealba Pelinku ka folur në lidhje me pretendimet për manipulim të votimit elektronik në Kamzë dhe kryerjen e një hetimi ndërkombëtar për pajisjet.

Pelinku thotë se është në interes të KQZ të kryeht një verifikim i pretendimeve. Ajo shtoi edhe se këtë verifikimin e parashikon dhe Kodi Zgjedhor, ku një pjesë e pajisjeve të votimit elektronit, riprovohen nga KQZ nëse ato kanë funksionuar në rrregull.

“Karshi deklaratave të palëve, Komsioni Qendror i Zgjedhjeve ka detyrimin të bëjë transparencën. Ajo që unë mendoj që garancia që ofron Kodi Zgjedhor në përcaktimet e tij, është verifikimi post zgjedhor. Kjo ka qenë teknologji që është përdorur dhe në dy zgjedhjet e kaluara. Pavarësisht se nuk ka pasur kontestim, KQZ ka detyrimin të kryejë verifikimin post zgjedhor, duke zgjedhur në mënyrë rastësore një përqindje të caktuar të pajisjeve dhe duke i verifikuar. Verfikimi ka rezultuar korrekt.

Por kemi një kontekst të ri, kemi pasur një 10-fishim të qendrave të votimit, ku kjo teknologji është aplikuar. Parë dhe numri i lartë i pretendimeve që kanë ngritur palët në raport me proceset e kaluara, mendoj që KQZ nuk ka rrugë tjetër veçse të bëjë transparencën në lidhje me këto pretendime. Kur flas për transparencë, paanësia e këtij verifikimi, është paanësi që do t’i siguronte integritet procesit të verifikimit”, tha Pelinku për ”Euronews Albania”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit