Home Aktualitet Manjani: Në T...

Manjani: Në Tiranë kanë luksin të bëjnë gangsterin kundër Gjykatës Kushtetuese, në Lushnje nuk guxojnë

10
0

SPAK ka nisur arrestimet vip. Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe dhe 10 zyrtarë të Bashkisë dhe Ndërmarrjes së Pasurive Publike, janë arrestuar pasi akuzohen se kanë kryer shkelje me tenderat. Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se në Tiranë nuk funksionon SPAK-u, pasi këtej sipas tij kanë luksin që të bëjnë gansterin kundër Gjykatës Kushtetuese, ndërsa në Lushnje nuk e bën njeri ta bëjë pasi nuk kanë guxim. ”Duhen zgiidhje e përgjegjësi politike jo thjesht deklarata mbi e për SPAK-un. Duhen zgjedhje vendore legjitime si mjeti i vetëm nga ku buron legjitimiteti i të zdhedhurve vendorë. Këta të sotmit janë thjesht të emëruar”,-shkruan Manjani në facebook.

Postimi i plotë

Jam shumë dakord. Kanali vaditës në Lushnje është i rëndësishëm, ndaj abuzimi me të duhet ndëshkuar. Shpresoj të jetë dokumentuar mirë abuzimi. Por të mos i vijmë vërdallë hiç muhabetit.

Shembja e PALIGJSHME e Teatrit Kombëtar e një godine që ende sot është e mbrojtur nga ligji për trashëgiminë, e shembur pa miratuar më parë projektin zhvillimor e pa një leje zhvillimore, është po aq abuzuese (në fakt është më e rëndë) sa kanali i Lushnjes.

Është kryer nga i njëjti rang funksionari publik si kryetari i bashkisë së Lushnjes. Të dy janë të emëruar e jo të zgjedhur. Por këtej nga Tirana nuk funksionon SPAK ende.

Këtej nga Tirana kanë edhe luksin të bëjnë gangsterin kundër Gjykatës Kushtetuese, në dallim nga ai i Lushnjes që nuk guxon ta bëjë këtë gjë. Ndërkohë, a u ka mbetë më pushtet lokal këtyre që të justifikojnë votimet moniste?

Duhen zgiidhje e përgjegjësi politike jo thjesht deklarata mbi e për SPAK-un. Duhen zgjedhje vendore legjitime si mjeti i vetëm nga ku buron legjitimiteti i të zdhedhurve vendorë. Këta të sotmit janë thjesht të emëruar.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit