Home Bota Maqedonia e V...

Maqedonia e Veriut merr drejtimin e OSBE-së, ministri Osmani: Prioritet Ukraina

39
0

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani e prezantoi sot në Vjenë programin e punës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, drejtimin e së cilës e mori nga 1 janari.

Osmani theksoi prioritetet e organizatës, duke nënvizuar Ukrainën në krye të listës, ndërsa tha se agresioni rus, shkatërrimet dhe vdekjet e civilëve duhet të ndalen.

”Agresioni duhet të ndalet. Vdekja e civilëve dhe shkatërrimi janë të papranueshme; Është e dhimbshme të shikosh vuajtjet e njerëzve. Pasojat dhe çmimi i kësaj lufte, janë të papërballueshme dhe të padurueshme për rajonin e OSBE-së dhe përtej”,-tha ministri.

Po ashtu Osmani foli për një axhendë ambicioze të presidencës maqedonase në rrethana komplekse për shumë pjesë të globit, ndërsa tha nga ana tjetër, se uniteti rreth parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së paraqet burim shprese dhe inkurajimi. Ai tha se Ukraina mbetet çështja më me prioritet për OSBE-në.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit