Home Sporti Marcelo Brozo...

Marcelo Brozovic në Arabinë Saudite, me ekipin ku luan Ronaldo

105
0

Marcelo Brozovic largohet nga Interi. Pak ditë pas transferimit të Sandro Tonalit nga Milani te Newcastle, edhe ekipi tjetër i Milanos humb titullarin e mesfushës.

Mesfushori kroat do të vijojë karrierën në Arabinë Saudite, me Al Nassr, ekipin ku luan Cristiano Ronaldo.

Mediat italiane bëjnë me dije se pas pranimit të ofertës nga ana e kroatit, edhe Interi me Al Nassr kanë arritur akordin për çmimin e kartonit, me arabët që do të paguajnë 23 milionë euro.

Mesfushori kroat do të përfitojë një pagë prej 20 milionë eurosh në sezon, shifër që e bindi të heqë dorë nga oferta e Barcelonës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit